Daut Haradinaj: Për një Prishtinë të sigurtë të krijohet Policia e Kryeqytetit

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se Prishtinës i duhet urgjentisht Policia e Kryeqytetit.

Ai tha se kjo do të ndikonte në rritjen e sigurisë dhe do të parandalonte krimin, madje shtoi se krijimi i Policisë së Kryeqytetit garantohet me Ligjin për Kryeqytetin.

“Për një kryeqytet të sigurtë, do të duhej urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit, që edhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin. Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut. Respekt dhe mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë që i shërbejnë me nder Kosovës! Lavdi të rënëve në krye të detyrës!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.