“Dancing with the Stars”, bashkon Borën me Donaldin

Pak muaj më parë është zbuluar se moderatorja Bora Zemani do të ishte prezantuese e “Dancing with the Stars”, që pritet të fillojë në tetor, në ekranin e Top Channel.

Ndonse asokohe pati shumë aludime për prezantuesit duket se tashmë është konfirmuar.

Në ambientet e Top Channel po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, pas performancës.

Pra veç partner jete tani më edhe spektakli, kështu po thonë?
Thashethemet në Tiranë thonë se Top Channel po përdor romancën e Donaldit dhe Borës si një strategji për të rritur audiencën e “Dancing with the Stars”, njëlloj siç e realizoi me “Big Brother VIP”, ku historia e tyre u bë kryefjala e atij reality show, e cila thuhet se produksionit i leverdis më së shumti.

Sipas asaj që kishte shkruar Kryefjala.com, çifti ishin rikthyer, ata nuk dalin më fshehur.

Po me Romeon dhe me emisionin e tyre ç’do të ndodhë? Apo do e vazhdojnë paralelisht duke qenë se nga Instagrami njoftohet se do të vazhdojnë.