Borxhet e komunave/ Taravari kemi 7 milionë euro borxh, Kasami, Emshiu, Shabani dhe Sejdiu nuk tregojnë (VIDEO)

 

 

Komunat e pollogut vijojnë ti ikin transparencës së premtuar në fushatë që të gjithë duke vijuar nga Gostivari e deri në Zhelinë qytetarët nuk kanë qasje tek borxhi I komunës dhe kontratat në vepër të bëra nga institucionet e pushtetit lokal. Të rikujtojmë që një ndër shkaqet kryesore të humbjes së Teuta Arifit në Tetovë ishte borxhi prej 24 milion euro të cilin qytetarët nuk e dini deri para ardhjes së Bilall Kasamit I cili atë e vuri nëpër bill borde në të gjithë qytetin, por Kasami tregoi çdo qindarkë të harxhuar të Teuta Arifit por ai akoma nuk ka treguar nëse ky borxh është rritur apo zvogëluar, Kasami me buzëqeshje deklaroi që së shpejti do ta shohim edhe borxhin e tij, shkruan Tetova Sot.

“Do ta shihni edhe borxhin e Bilall Kasami” tha ai duke ju përgjigjur pyetjes së Gazetarit të Tetova Sot

Borxhin nuk e dinte as edhe kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu ai deklaroi që me kontratë në vepër ka 22 persona ndërsa për borxhin nuk e kishte shumën e saktë.

“Nuk kam shifra të sakta se sa është borxhi i komunës së Bogovinës, ne komunën e kemi marrë më një borxh të madh ndërsa me kontratë në vepër kemi dikund 22 të punësuar” tha Besnik Emshiu Kryetar i komunës së Bogovinës duke ju përgjigjur pyetjes së Gazetarit të Tetova Sot

Ai në mandatin e tij të parë, para komunës së Gostivarit vendosi një ekran ku tha se do të shfaqet çdo qindarkë dhe borxhi do të bëhet publik ndërsa potencoi që komuna e Gostivarit për momentin është 7 milion euro borxh

“Borxhi është publik po ti nuk e ke pa, sido që të jetë ajo është informatë me karakter publik dhe çdo qytetar mund të vij dhe ta merr, borxhi i komunës së Gostivarit është 7 milion Euro” Tha Arben Taravari duke ju përgjigjur pyetjes së Gazetarit të Tetova Sot

Ndërsa mos harrojmë që të potencojmë se informata për Borxhin nuk kemi as nga Komuna e Vrapçishtit kryetari i së cilës ka gati 3 muaj që nuk po shfaqet në opinion ai as sot nuk ishte i pranishëm në takimin e kryetarëve të rajonit të pollogut që u mbajt në Zhelinë.