E gjashtëmbëdhjetë në Serie A pas pesë ditësh, Bolonja ende nuk ka fituar asnjë ndeshje të vetme. Trajneri 53-vjeçar, Sinisha Mihajlovic, është shkarkuar ditët e fundit dhe drejtuesit zyrtarizuan Thiago Motta.
Në një konferencë për shtyp, menaxheri i përgjithshëm i Bolonjës, Claudio Fenucci, gjithashtu i dha fund të gjitha pezullimeve mbi këtë temë.
“Kemi vendosur që nga e hëna trajner të jetë Thiago Motta, po jua them zyrtarisht”, tha ai.