Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë sqarimet e tij. “Do paraqitem në SPAK sa herë të më thërrasin”, pohoi Berisha sot për mediat.
Ish-kryeministrit pritet të thirret në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur hetimin për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Megjithatë, gishtin e drejton tek Edi Rama, që sipas tij përpiqet të mbulojë aferat e veta me këto çështje.
“Edi Rama përpiqet të mbulojë aferat e tij me çështje të tilla. Nuk do t’i them kurrë jo një kërkese të institucioneve të drejtësisë për të dhënë shpjegime”, deklaroi Berisha.
Për të dhënë sqarime si person që ka dijeni ishte dje në SPAK për çështjen e ish-kompleksit Partizani, Fatmir Mediu, nën cilësinë e ish-ministrit.
Ndërkaq, përveç Berishës në Strukturën e Posaçme pritet të thirren për të dëshmuar edhe ish-ministri Arben Imami dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë. /abcnews.al