Beckham priti në radhë 12 orë për të bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II

David Beckham ishte njëri nga shumë britanikët i cili priti në radhë për disa orë në mënyrë që ta nderonte Mbretëreshën Elizabeth II në Westminster Hall.

Derisa Britania e Madhe vazhdon që të jetë në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, shumë prej tyre kanë shkuar në Londër për ta vizituar atë në homazhe në Westminister Hall. Beckham – i cili ka shkuar aty në orën 2 të mëngjesit – u pa në mesin e turmës së njerëzve të premten në mbrëmje dhe ka treguar se pse mendon që ky gjest është i drejt për të.

“Madhëria e saj do të thotë shumë për ne dhe atë në shumë mënyra”, tha ai për ITV News. “Flas për vetën time dhe nga takimet që kam pasur me të disa herë gjatë karrierës sime”.

“Isha më shumë fat, gjithmonë kam dashur ta prezantoj vendin tim kështu e kam prezantuar, duke qenë kapiten i vendit tim dhe çdo herë ne kemi qëndruar aty me fanella të tre luanëve dhe kur ne këndonim Zot shpëtoje Mbretëreshën, e cila gjë thoshte shumë për ne”.

Vetëm tre lojtarë kanë qenë kapitena të Anglisë më shumë së Beckham. Ai kishte shiritin e kapitenit 59 herë për Tre Luanë, një numër ky më i vogël nga Bobby Moore (90), Billy Wright (90) dhe Bryan Robson (65).