Arsenali ka fituar me përmbysje kundër FC Zurich 2-1, për ta arritur fitoren e parë në Ligën e Europës. Tandemi Marquinhos (16) dhe Nketiah (62) shënuan për Arsenalin kurse golin e vetëm për Zurich e shënoi mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Kryeziu (44).
Arsenali e ka arritur fitoren e parë në Ligën e Europës duke e mposhtur skuadrën e Zurichut me rezultat 1-2.
Ishte një ndeshje kjo interesante ku Arteta kishte startuar me shumicën e lojtarëve nga pankina, kurse për Zurichun startuan 5 shqiptarë.
Arsenali kaluan të parët në epërsi në këtë ndeshje me golin e Marquinhos në minutën e 16-të të ndeshjes. Braziliani u asistua nga Nketiah për golin e parë.
Zurich ishin më të mirë në vazhdim dhe arritën që ta barazojnë rezultatin.
Një penallti e akorduar për ta në minutën e 44-të. Penalltia u dha pasi që lojtarët e Arsenalit shkaktuan ndërhyrje ndaj mbrojtësit tjetër të Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti.
Mirlind Kryeziu shënoi gol të bukur nga penalltia për ta barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë, Arsenali luajti më mirë dhe arriti që ta përmbyste Zurichun.
Eddie Nketiah shënoi golin e dytë në minutën e 62-të, goli ky që bën që Arsenali të kthehet me tri pikë në shtëpi.
Arsenali prin në vendin e parë me tri pikë kurse Bodo/Glimt dhe PSV janë në vendin e dytë përkatësisht të tretë të Grupit A në Ligën e Europës.