Chelsea nguli këmbë dhe ia arriti qëllimit.
Oferta e fundit e klubit anglez në drejtim të Barcelonës për Aubameyang ishte e duhura, ku spanjollët u bindën dhe e pranuan ofertën e tyre.
Chelsea i paraqiti në tavolinë rreth 14 milionë euro dhe kartonin e Marcos Alonso, me klubin spanjoll që nuk nguruan ta pranonin ofertën e tyre, duke marrë parasysh se tani ata e kanë një sulmues titular, Lewandowski.
Të dyja klubet tashmë janë duke plotësuar detajet e fundit të kontratave dhe është çështje orësh që Aubameyang te Chelsea të bëhet zyretare.