Anglia përshëndetet nga Liga A pa asnjë fitore, luan baras me Gjermaninë në “Wembley”

Anglia dhe Gjermania kanë ndarë pikët në përballjen e fundit të tyre për këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Wembley” të Londrës dhuroi spektakël, teksa u mbyll me shifrat 3:3.

Gjermanët krijuan epërsi të dyfishtë, por anglezët ia dolën të përmbysin gjithçka – mirëpo jo edhe ta ruajnë avantazhin, me mysafirët që morën së paku një pikë nga kjo përballje.

Ilkay Gundogan (52’ – penallti) dhe Kai Havertz (67’, 87’) shënuan për Gjermaninë.

Kurse, për “Tre Luanët” golat u shënuan nga Luke Shaw (72’), Mason Mount (75’) dhe Harry Kane (83’ – penallti).

Gjermania e mbylli këtë edicion si e treta në Grupin 3 të Ligës A me 7 pikë, kurse Anglia si e fundit me vetëm 3 pikë.

Gjermania edhe në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës A, kurse Anglia ka rënë në Ligën B.