Carlo Ancelotti i ka hedhur poshtë pretendimet së Kylian Mbappe do ti bashkohet Real Madridit, duke insistuar se ai është i fokusuar vetëm në përmirësimin e forcës së tij sulmuese që ka në dispozicion
Gjatë tërë sezonit 2021/22 është folur që francezi do të luan për skuadrën nga Santiago Bernabeu. Megjithatë, ai zgjodhi të qëndrojë në Paris në 11 orët e fundit, duke nënshkruar kontratë dy vjeçar me mundësi zgjatje të saj edhe për një tjetër vit.
Marrëveshja e re thuhet se ishte më e vogël sa është menduar më parë dhe Ancelotti është pyetur nëse Madridi i ka hapur ende dyert për fituesin e Botërorit. “Dorëzohem! Dorëzohem në këtë pyetje! Të jem i saktë, ne jemi të lumtur me sulmuesit që kemi, mbi të gjitha me ata të rinjtë”, është përgjigjur Ancelotti gjatë konferencës për shtyp.
“Karim Bezema na jep shumë neve, por kur një lojtar i ri vjen është edhe më emocionuese. Çfarë janë duke bërë Vinicius Junior dhe Rodrygo është shumë emocionuese. Ne nuk po mendojmë për askënd për momentin, kjo nuk ka dyshim. Ne jemi të fokusuar ashtu si lojtarët tonë”.
Mbappe ka dhënë vetë indikacione së një kalim në kryeqytetin spanjoll mbetet në mendjen e tij, në një intervistë të fundit për New York Times.
“Kurrë nuk e dini çfarë mund të ndodh. Nuk kam qenë kurrë atje por duket së është si shtëpia e ime apo ndonjë gjë tjetër”.
E ardhmja afatgjate e 23 vjeçarit në PSG mbetet disi në ajër, megjithatë, ku ai do të jetë në formacion të kampionit francez kundër Maccabi Haifas në ndeshjen e radhës së Ligës së Kampionëve ku do të zhvillohet të mërkurën.