Arsenali e ka shënuar edhe fitoren e pestë nga po aq ndeshje në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan 2:1 ndaj Aston Villas.
Gabriel Jesus kaloi vendasit në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes.
Me rezultatin 1:0 u mbyll edhe pjesa e parë e sfidës.
Douglas Luiz barazoi shifrat për ta ngjallur sfidën në minutën e 74-të, por ky gëzim zgjati shumë pak.
Ishte Gabriel Martinelli që riktheu shpejtë epërsinë e vendasve në minutën e 77-të.
Me këtë fitore, Arsenali prin në tabelë me 15 pikë, dy më shumë se kampioni në fuqi, Manchester City.
Në anën tjetër, Aston Villa mbetet me tri pikë. /