Zbulohet e vërteta e plagës të presidentit të Barcelonës, fotografia e të cilit po bën xhiron e botës

Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, ka marrë vëmendjen nga paraqitja e tij e sontme në stadiumin “Spotify Camp Nou”.

Ai u shfaq me syze dielli që mbulonin një mavijosje në njërin sy. Kur mbërriti presidenti i Valladolidit, Ronaldo Nazario, hoqi syzet dhe ia tregoi syrin publikut, me kamerat që nuk vonuan të kapnin një foto.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, 60-vjeçari kishte ardhur direkt në stadium nga një festë me temë piratesh për fëmijë, aty ku dyshohet se e ka pësuar edhe lëndimin në sy.

Ndryshe, Barcelona shënoi fitore në këtë ndeshje sonte me rezultatin 4:0.