Voljeboll: Mioveni nikoqire e kampionatit Ballkanik U-19 15 vjeçarja Adea Vela pjesë e reprezentacionit të RMV-së
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në volejboll pë vajza kategoria U-19 nga dita e sotme e deri më 14 gusht mere pjesë në kampionatin Ballkanik që mbahet në qytetin Mioveni të Rumanisë, së bashku me reprezentacionet e Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë , Greqisë dhe Kosovës .
Në mesin e volejbollistëve në reprezentacionin e Maqedonisë Veriut në kategorinë U-19, është volejbollistja 15 vjeçare e Shkëndijës ë Tetovë, Adea Vela e lindur më13.01.2007, nxënëse në shkollën e mesme të Mjekësisë në Tetovë .
“Paraprakisht kam qenë pjesë e reprezentacionit në kategorinë U-17, në kampionatin Ballkanik që u mbajt në Vranje të Serbisë, aty ku luajta kundër Turqisë, Rumanisë Bosna e Hercegovinës dhe Moldavisë. Ishte kjo një përvoj e madhe për mua. Dhe tani jam edhe reprezentacionin U-19. Volejbollin e kemi traditë familjare ndaj edhe jam krenare për çdo sukses në ekip apo reprezentacion” deklaroi shpresa e volejbollit Adea Vela
Maqedonia e Veriut do të garon në grupin B, së bashku me Greqinë dhe Serbinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvilloj sonte me fillim në orën 20:00 kundër Greqisë. /KLanMacedonia/