Vetura përplaset me mbrojtëset metalike afër Tunelit të Kalimashit, vdesin dy persona

Një aksident i rëndë me dy viktima është shënuar në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Milot-Tuneli Kalimashit, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.Aksidenti u shënua rreth orës 02:30 teksa shoferi ka mbetur i lënduar teksa dy pasagjerët kanë vdekur në vendngjarje.

“Shtetasi Marsel Busho duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç, dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë” informoi sot policia.Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./oranews