Një person ka humbur jetën derisa ishte duke ngarkuar dru në traktor, të martën rreth orës 16 e 45, në fshatin Burincë të Gjilanit, kur një lis, ra mbi të duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësir në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një dru me ç’rast e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.