Vdes biznesmeni kosovar, u plagos para një muajsh në Dujakë të Gjakovës

Pas qëndrimit disa javë në spital, kavdekur biznesmeni kosovar Muhamet Juniku, i njohur si Bedi.

Ai u qëllua me armë zjarri rreth një muaji më parë, pasi kishte pasur mosmarrëveshje me dorasin, raporton indeksonline.

Në bazë të raportit të policisë, pas mosmarrëveshjes i akuzuari kishte shtënë drejt viktimës duke e lënë të plagosur. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe familjarët e tij ku edhe kanë shprehur ngushëllime.