Varrosen viktimat e tragjedisë në Malin e Zi

Një numër i madh i qytetarëve malazezë sot kanë bërë nderimet e fundit për viktimat e në Cetinje, ndërsa dhjetë viktima janë varrosur në varrezat e qytetit, në Bajice, Gradac dhe Lubotinj.

Paraprakisht në godinën e kryeministrisë është mbajtur një seancë në të cilën kanë marrë pjesë anëtarët e familjeve të viktimave, përfaqësues të pushtetit lokal, Qeverisë dhe presidenti Milo Gjukanoviç, njofton RTCG.

Në të shtënat që ndodhën të premten në lagjen Medovina të Cetinjes, afër kryeministrisë, mbetën të vrarë 11 persona, mes tyre edhe sulmuesi ndërsa gjashtë u plagosën./euronews.al/