Manchester United ka marrë oferta nga Crystal Palace dhe West Ham për mbrojtësin e djathtë, Aaron Wan-Bissaka, shkruan The Athletic.
Besohet që të dy këto oferta janë refuzuar nga klubi i Old Trafford pasi që ata nuk dëshirojnë as ta shesin e as ta huazojnë mbrojtësin e djathtë 24 vjeçar.
Nëse Wan Bissaka ishte larguar një zëvendësim do të ishte kërkuar nga menaxheri Erik ten Hag, pasi që kërkon dy lojtarë për atë pozitë.
Kjo ka shumë pak mundësi të ndodh në këtë fazë.
Wan-Bissaka u transferua në Old Trafford tri vite më parë për 50 milionë funte.