U tha se do ribashkoheshin, Stresi ‘thumbon’ hapur Keisin

Çifti Keisi dhe Stresi kanë qenë jo pak të komentuar për shkak të marrëdhënies së tyre të trazuar. Por teksa dukej se dyshja kishin rënë në qetësi, Stresi nuk e ka lënë për shumë kohë të qetë ish-partneren e tij.

Stresi e ka thumbuar Keisin gjatë një intervistë të shkurtër në prapaskenën e “Aplha Show”. Stresi është pyetur nga gazetarët për look-un e tij dhe përgjigjja duket se ka qenë pikërisht për Keisin.

“Kujt ia dedikon këtë look sot?”- u pyet Stresi nga gazetarët.
“Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”- u përgjigj reperi edhe pse nuk përmendi asnjë emër të ish-partnereve të tij. Kuptohet që e gjitha ka qenë për Keisin pasi është një nga partneret me të cilat ai ka pasur një lidhje publike e cila përfundoi dhe në martesë.

Kujtojmë se pas publikimit të këngës së re me titull “M’ke harru”nga Stresi, bazuar nga teksi fansat aluduan se ishte një dedikim për ish-partneren.

“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata”.