Demir Imeri u largua nga Egnatia në përfundim të këtij sezonit futbollistik dhe tashmë do të luajë sërish jashtë vendit.
Sulmuesi anësor, autor i 4 golave me rrogozhinasit, është transferuar në Kazakistan dhe ka firmosur me klubin e Atyrau.
Imeri në të shkuarën ka luajtur edhe në Finlandë (PS Kemi Kings), Maltë (Mosta) dhe Ukrainë (Olimpik Donetsk), veç Maqedonisë së Veriut ku është aktivizuar në disa klube.