Tronditëse/ Fëmijët dhunohen barbarisht në kopshtin e kishës, edukatorja i tërheq zvarrë nga flokët


Një rast tronditës i abuzimit me fëmijët është zbuluar në SHBA, ku kamerat kanë kapur dy mësuese të një kopshti në pronësi të kishës, duke rrahur dhe dhunuar brutalisht një djalë tre vjeçar.Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 6 korrik në Xhorxhia, në parashkollorin Clarkston First Baptist, i cili i përket kishës Baptiste, kur gjyshja e djalit tre vjeçar shkoi të merrte fëmijën nga stacioni.Nëna e tij, Krystin Collier, raportoi se djali i saj u kthye në shtëpi me njërën nga këpucët që i mungonte, rrobat e tij ishin të grisura dhe të ndotura, dhe ai ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk pushonte së qari.