Transporti i mallrave mes Maqedonisë dhe Ukrainës, deri në fund të vitit nuk do të ketë nevojë për leje
Transporti i mallrave mes Maqedonisë dhe Ukrainës do të zhvillohet pa leje deri në fund të vitit, vendosi Qeveria. Në kohë të gjendjes ushtarake në Ukrainë, kjo sipas qeverisë është një hap drejtë lehtësimit të transportit të transportuesve të Maqedonisë dhe Ukrainës në dy drejtimet me qëllim që të lehtësohet transporti i ushqimeve, barnave, derivateve deri te konsumatorët.