Khaby Lame merr zyrtarisht nënshtetësinë italiane .
“Betohem se do të jem besnik ndaj Republikës dhe do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e shtetit”, tha përpara zyrtarëve të Komunës së Chivassotit Tiktokeri më i ndjekur në botë .
I lindur në Dakar dhe emigruar me familjen e tij kur ishte vetëm një vjeç, ai arriti majat popullaritet falë rrjetit social, në të cilin numëron 142.4 milionë ndjekës.
Khaby Lame e mori në një farë mënyrë njoftimin për dhënien zyrtare të shtetësisë në fillim të qershorit. Ishte nënsekretari i Brendshëm, Carlo Sibilla ai që e dha lajmin:
“Dekreti për dhënien e nënshtetësisë italiane ka dalë në fillim të qershorit nga Ministria e Brendshme. Do të kontaktoheni së shpejti nga Institucionet vendore për ceremoninë e betimit”, shkroi ai në Tëitter.
“Nuk është e drejtë që një person që jeton dhe rritet me kulturën italiane për kaq shumë vite dhe është i pastër, nuk ka ende sot të drejtën e nënshtetësisë. Dhe nuk po flas vetëm për veten time”, tha Khaby në një intervistë.
Dhe sot Khaby bëri betimin përpara kryebashkiakut të Chivasso-s, komunës ku u rrit. Ai mori si dhuratë një kopje të Kushtetutës dhe një simbol të qytetit. “Jam shumë krenar. Jam ndjerë italian edhe para ditës së sotme sepse jam rritur këtu. Por ndjej një përgjegjësi të madhe për betimin që kam bërë, nuk janë fjalë në erë”, tha ylli 22-vjeçar i TikTok.