Thaçi: Adnan Azizi udhëheq grupet kriminele në Tetovë, Bilalli fshihet pas tij (VIDEO)


A është nën hijen e Adnan Aziziz dhe Fatmir Limanit, kreu i BESËS Bilall Kasami apo fshihet pas tyre, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mendon se Bilall Kasami fshihet pas Adnan Azizi sepse ai udhëheq grupet kriminele në Tetovë.

“Për Adnan Azizi thuhet se  është udhëheqës i grupeve kriminele brenda BESËS” u shpreh Thaçi

Thaçi më tej në intervistën e tij për TS  tha se Kasami mundohet të fshihet pas tyre, por përgjegjësia është politike. Thaçi më tej tha se në gjykatë thirret kryetari i komunës andaj Kasami duhet ta dij  këtë.

“Në gjykatë thirret kryetari i komunës andaj Kasami duhet ta dij  këtë, dhe Kasami mos të mendoje se të gjitha veprimet kriminele nesër mund të thotë unë se kam ditë, sjam i informuar, zyrtarisht me ligj ai i cili është i pari duhet ti dijë këto veprime dhe të merr masa që ti ndërpret” u shpreh Thaçi./TS/