Trembëdhjetë civilë janë vrarë që nga mbrëmja e kaluar në Sirinë veriore, ku Forcat Demokratike Siriane (SDF) të dominuara nga kurdët janë përballur me turqit dhe aleatët e tyre lokalë.
Nëntë persona u vranë duke përfshirë të paktën pesë fëmijë në një sulm me raketa në një treg në qytetin verior të Sirisë, Al Bab, sipas agjencive të reagimit emergjent që punojnë në zonat e kontrolluara nga rebelët.
Helmetat e bardha, një grup shpëtimi që punon në pjesë të Sirisë ende nën kontrollin e grupeve të armatosura të opozitës, tha se të paktën 28 të tjerë u plagosën.
Al Bab është një nga zonat e Aleppos nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Turqia, por pjesë të tjera janë nën kontrollin e trupave qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia.
Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA, të udhëhequra nga organizatat kurde që kanë filluar dialogun me qeverinë me bazë në Damask, kontrollojnë gjithashtu pjesë të veriut dhe verilindjes.
Kreu i qendrës mediatike të SDF-së, Farhad Sami, tha se organizata nuk kishte asnjë lidhje me sulmin e sotëm.
مقتل 13 مدنياً وجرح 38 آخرين في قصف صاروخي استهدف مدينة الباب بريف #حلب الشرقي مصدره مواقع سيطرة مشتركة بين قوات #سوريا الديمقرطية (قسد) وقوات #الأسد
القصف استهدف سوقاً شعبياً مكتظاً بالمدنيين إضافة إلى أحياء سكنية #تلفزيون_سوريا pic.twitter.com/7miWKtqObG— تلفزيون سوريا (@syr_television) August 19, 2022