Arsenali nuk di për humbje në ndeshjet e fundit. Skuadra e Mikel Artetës ka fituar me rezultat 0-3 si mysafirë të AFC Bournemouth duke regjistruar kështu fitoren e tretë me radhë në Premier Ligë. Odegaard (5’, 11’) dhe Saliba (54’) shënuan për Arsenalin duke e dërguar këtë skuadër në vendin e parë në Premier Ligë. Granit Xhaka bëri një asistim në këtë ndeshje
Arsenali ka vazhduar me formën e tyre të lartë në Premier Ligë, ku ka mposhtur Bournemouth me rezultat 0-3.
Ishte një ndeshje që Arsenali e dominoi nga fillimi i saj dhe e fitoi atë me plot merita.
Goli i parë i Arsenalit erdhi pas një aksioni që u nisë nga Gabriel Jesus. Braziliani kaloi dy tre lojtarë dhe pasoi për Martinellin por portieri Travers priti për një moment derisa topi u kthye te Odegaard që shënon golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 5-të.
Nuk vonoi shumë dhe Odegaard do të ishte prapë realizator. Kësaj radhe ishin në aksion Saka dhe White. Ky i fundit pason të Jesus e ku rastësisht topi nga këmbët e tij kalon të Odegaard që shënon një gol të bukur me të majtën e tij në minutën e 11-të.
Me këtë rezultat do të përfundonte pjesa e parë.
Në pjesën e dytë AFC Bournemouth fillon më mirë dhe bën disa sulme.
Por, dalja e parë e Arsenalit përpara vije edhe të goli i tretë. Granit Xhaka mori një top në krahun e majtë të cilin mandej e pasoi të Willian Saliba që shënoi golin e tretë në minutën e 55-të.
Jesus, që edhe sot bëri një paraqitje të mirë, shënoi gol në minutën e 73-të por pas rishikimit në VAR, braziliani u pa që ishte në pozitë jashtëloje.
Rastin e vetëm Bournemouth në këtë ndeshje e pati në minutën e 79-të ku Kieffer Moore goditi me kokë por Aaron Ramsdale bëri një pritje fantastike duke e dërguar topin në rivënie nga këndi.
Jesus (87’) Pati edhe një mundësi për të shënuar por kësaj radhe Travers priti goditjen e tij, kurse rasti i fundit në ndeshje ishte ai i Nketiah në minutën e 90 të ndeshjes por prapë në vend ishte Travers duke pritur goditjen e tij.
Me këtë fitore Arsenali është në vendin e parë në Premier Ligë me 9 pikë të tubuara nga tri ndeshje, të cilat i ka fituar. Bournemouth është në vendin e 14 me 3 pikë.
Në xhiron e ardhshme Arsenali luan kundër Fulham në shtëpi, ndërkaq AFC Bournemouth udhëton në Anfield për të luajtur kundër Liverpoolit.