Është shpallur lista e ngushtë e qyteteve britanike për të pritur Eurovision 2023. Shtatë vende në Mbretërinë e Bashkuar janë në garë, Birmingham, Glasgow, Leeds, Liverpool, Manchester, Newcastle dhe Sheffield do të konkurrojnë për të organizuar festivalin evropian në muajin maj.
Sipas BBC, 20 qytete shprehën interesin, përfsahirë Londrën dhe Belfastin, por nuk kanë hyrë në listën e ngushtë. Mbretëria e Bashkuar u zgjodh për të pritur festivalin pasi organizatorët vendosën se nuk mund të organizohej nga Ukraina, fituesit e vitit 2022, shkruan abcnews.
Këngëtari britanik, Sam Ryder zuri vendin e dytë në edicionin e këtij viti që u mbajt në Torino të Italisë. BBC raportoi se lista e ngushtë me shtatë vende është përzgjedhur sipas kapacitetit, aftësitë dhe përvojës së këtyre qyteteve për të organizuar një ngjarje të përmasave të tilla.