Shoqja e vajzës që akuzon Benjamin Mendy për dhunim: Ajo dukej sikur kishte parë një fantazmë

Mbrojtësi i majtë është duke u gjykuar për disa vepra dhunimi në Angli

Një vajzë e re, e cila është duke e akuzuar mbrojtësin e Manchester City Banjamin Mendy për dhunim, “është dukur sikur ka parë një fantazmë” pas sulmit të pretenduar, ka thënë shoqja e saj sot në gjykim.

Gjykimi, që është duke u mbajtur në Gjykatën e Kurorës në Chester të Mbretërisë së Bashkuar, ka të bëjë me Mendy i cili akuzohet me disa akuza për dhunim.
Shoqja tha se kishte shkuar për ta takuar 20 vjeçarën, të cilën ajo e konsideron “si motër” pasi ajo ishte zhdukur me Mendy për më shumë së 20 minuta gjatë një “ahengu” në villen 4.8 milionë funte të yllit të Manchester City në Cheshire.

Shoqja i tha gjykatësve së ajo arriti të shoqja e saj kur ajo po zbriste shkallëve nga dhoma e gjumit, shkruan DailyMail, transmeton GazetaExpress.

“Si është dukur ajo?”, ka pyetur gjykatësi Timothy Cray QC, i cili është duke u marrë me rastin e ku Mendy është duke u akuzuar për disa tentime të njëpasnjëshme dhunimi, e të cilat akuza 28 vjeçari i ka mohuar.

“Ajo dukej sikur kishte parë një fantazmë. Ajo dukej e thyer në shpirt. Ajo dukej si e vdekur”, ia ktheu përgjigjen dëshmitarja.

Ajo mandej dëshironte të largohej nga party dhe ajo ia kishte treguar menjëherë incidentin shoqes së saj, gjë që e tregon vet dëshmitarja e cila ju përgjigj pyetjes së pse ajo ishte e shokuar.

Por ajo foli se gjendej “në një situatë ku ju nuk mund ta bëni asgjë, ndiheni që keni presion dhe ju largohen bashkë me këtë gjë”.

Ajo tha se të nesërmen në mëngjes, akuzuesja tha se Mendy i kishte premtuar se nuk do ta prekte më nëse ajo zhvishej derisa ai do ta shikonte, por pastaj “e ka detyruar” atë të bëjë seks më të dhe e ka dhunuar mandej.

Mendy i ka mohuar tetë akuza për dhunim, një për tentim dhunim dhe një për sulm seksual kundër shtatë grave të reja.

I bashkëakuzuar me të është Louis Saha Matturie, (41) – një shok i futbollistit që konsiderohet si gjuetar për femrat e tij, puna e të cilit ishte për t’i gjetur Mendysë gra të reja që ai të bëjë seks me to.

Matturie, nga Ecclesi i Salford po ashtu mohon tetë akuza për dhunim, katër për sulme seksuale që lidhen me tetë gra të reja.

Të dy burrat kanë thënë së nëse është bërë seksi me këto gra apo vajza, gjithçka ishte bërë me konsensus te të dyja palëve.