Sevilla këmbëngul për Januzaj, por lojtari ka oferta edhe nga Premier League

Adnan Januzaj është një lojtar i lirë që kur i përfundoi kontrata me Real Sociedad. Duke qenë lojtar i lirë ka disa skuadra që janë vënë pas tij për të shfrytëzuar mundësinë e një transferimi me kosto zero.

Në La Liga është skuadra e Sevillas e cila këmbëngul për shërbimet e lojtarit me origjinë shqiptare, ndërsa bisedimet mes palëve kanë avancuar.

Sipas Fabrizio Romano raportohet se Sevilla është në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e lojtarit dhe pritet që shumë shpejtë të ketë marrëveshje.

Klubi i La Ligës po shpreson në një marrëveshje të shpejtë, duke ditur se kanë mbetur më pak se dy ditë nga mbyllja e afatit kalimtar.

Kujtojmë se edhe ofertat nga Premier League nuk kanë munguar për shërbimet e lojtarit, teksa përmendim skuadra si Evertoni dhe West Ham.