Trevjecari që rrezikoi mbytjen në plazhin “Hasan Tahsini” në Sarandë është dërguar me helikopter drejt Tiranës. Fëmija mësohet se është paraqitur në urgjencën pediatrike e “Stefan Mekshit” të Sarandës pa shenja jete.
Sipas mjekëve, kur mbërriti në urgjencë vogëlushi nuk merrte frymë dhe iu vendos oksigjen ne sondë për të nxjerrë ujin që kishte pirë. Tashmë ai është dërguar me helikopter drejt QSUT-së në Tiranë për të marrë trajtim të specializuar.