Roma ka arritur fitoren e dytë me radhë në Olimpico duke e mposhtur Cremonesen. Ata mposhtën skuadrën e promovuar në Serie A me rezultat 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Chris Smalling në minutën e 65-të, të cilin gol ai ia dedikoi të lënduarit Wijnaldum.
Roma ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Serie A me rezultatin 1-0, ashtu sikurse edhe në ndeshjen e parë.
Ky edhe është një rezultat i preferuar i trajnerit të tyre, Jose Mourinho i cili disa herë e ka potencuar faktin se me rëndësi nuk janë golat por tri pikët e marra.
Pellegrini (3’) i Romës e pati rastin e parë në këtë ndeshje por pritja e tij u prit në mënyrë fenomenale nga Rady.
Spinazzola do ta kishte rastin e dytë në ndeshje në minutën e 26-të, por voleja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë të portës e ku ai humbi një mundësi të mirë shënimi.
Cremonese (36’) rrezikoi për herë të parë në këtë ndeshje me Dessers por goditja e tij përfundoi shumë afër trekëndëshit të portës së Romës e ku skuadra e Mourinhos shpëtoi pa pësuar gol. Do të ishte një gol i bukur nëse do të ishte shënuar.
Dessers pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 48-të por ai dështoi për të shënuar.
El Sharawy që hyri në këtë ndeshje në vend të Zaniolos së lënduar në pjesën e parë, bëri një goditje por përsëri priti Radu.
Goli i epërsisë do të vinte në minutën e 65-të për Romën.
Pellegrini bëri një harkim perfekt nga goditja e këndit për ta gjetur në shtyllën e fundit Chris Smalling që shënoi një gol të bukur me kokë.
Deri në fund të ndeshjes Cremonese pati edhe një mundësi për të barazuar, atë në minutën e parë shtesë të ndeshjes ku Charles Pickel ishte afër për të shënuar por goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të Rui Patricios.
Me këtë fitore Roma ka 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara dhe është në vendin e tretë në Serie A.
Në ndeshjen e ardhshme skuadra e Jose Mourinhos do të luajë si mysafirë i skuadrës së Juventusit kurse Cremonese do ta presë në shtëpi skuadrën e Mërgim Vojvodës, Torino.