Regjisori i famshëm botëror, Taika Waititi, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen.
Rita Ora ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të bashkëshortit të saj të përfolur, regjisorit Taika Waititi, duke festuar ditëlindjen e tij të 47-të në një kafene në Wellington, shkruan mediumi zelandez Stuff.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop publikoi në InstaStory një fotografi të Waititit, të realizuar ndërsa çifti i famshëm po drekonte në Egmont Street Eatery, me mbishkrimin “djali i ditëlindjes”.
Taika Waititi u fotografua gjithashtu me regjisorin me origjinë kanadeze James Cameron, i cili është banor i Zelandës së Re dhe aktualisht është duke punuar në dy filma të rinj “Avatar”.
Regjisorët në fjalë festojnë ditëlindjet e tyre në të njëjtën ditë.
Ora dhe Waititi thuhet se fluturuan nga Auckland në Wellington të hënën. Besohet se dyshja u martuan fshehurazi në Londër muajin e kaluar.
Çifti u pa të hënën pasdite në rrugën Ghuznee, duke kaluar rrugën.
Ora vizitoi Diamond Deli të Queen Sally në Lyall Bay mbrëmë (e martë).