Pronari i PSG-së, Nasser Al Khelaifi nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar. “Nëse ne nënshkruajmë me dikë, do ju njoftojmë…”
Sllovaku ka qenë në bisedime me gjigantët e Ligue 1 që disa muaj, por Interi ka refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur nga Parisi.
Zikaltërit nuk dëshirojnë ta shesin atë për më pak së 70-80 milionë euro dhe PSG nuk ka bërë ofertë më këtë shifër gjatë kësaj vere.
Megjithatë, pronari i PSG-së, Al Khelaifi ende është duke kërkuar për më shumë përforcimi dhe ka refuzuar ta mohojë së ata do të nënshkruajnë me Skriniar.
“Nëse ne nënshkruajmë me dikë, ne do i njoftojmë mediat, mos u shqetësoni për këtë”, tha Al Khelaifi për L’Equipe pas shortit të së enjtes në Ligën e Kampionëve.
Simone Inzaghi pret që Skriniar të qëndrojë në Giuseppe Meazza dhe ka insistuar se Zikaltërit nuk janë klub që shet lojtarë.
Pavarësisht kësaj, Interi tashmë ka shitur Andrea Pinamontin në Sassuolo dhe Cesare Casadei në Chelsea për t’i baraspeshuar librat e tyre financiar.
Skriniar ka kontratë që përfundon më 2023, kështu që atyre ju duhet negociata për një kontratë me ish futbollistin e Sampdorias, nëse dëshirojnë që ta mbajnë atë edhe më shumë së një sezon.