Policia në Tetovë dhe Gostivar vazhdon kontrollet mbi shpejtësinë e automjeteve


Më datë 08.09.2022, në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00 dhe nga ora 21:00 deri në orën 02:00, me të ashtuquajturin radar të natës, është kryer kontroll aksion në zonën e SPB Tetovë për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar. Në të njëjtën kohë, janë konstatuar dhe sanksionuar 47 shkelje (TE-28 dhe GV-19) brenda dhe jashtë vendbanimit. Shkelësve u janë lëshuar urdhërpagesat përkatëse për kundërvajtje.
Gjatë kontroll aksionit janë konstatuar edhe 34 shkelje të tjera (TE-21 dhe GV-13) të cilat janë sanksionuar sipas ligjit.
SPB Tetovë edhe një herë apelon tek drejtuesit e mjeteve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion dhe për faktin se shpejtësia është shkaku kryesor i shumicës së aksidenteve në komunikacion në zonën e SPB Tetovë, lusim drejtuesit të jenë më të ndërgjegjshëm dhe kontribuojnë në sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.TS