Policia jep detaje :Persona të armatosur ndaluan tre kosovarë në Jarinjë dhe i rrahën

Policia njofton se dje rreth orës 15:30 në Jarinjë tre kosovarë janë sulmuar fizikisht nga persona të armatosur.

Viktimat kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Jarinjë 31.07.2022-15:30.Tre viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë duke lëvizur me kamion me targa vendore në drejtim të kufirit Kosovë-Serbi, janë ndaluar nga persona të armatosur me ç ‘rast janë sulmuar edhe fizikisht. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.