Moderatorja e njohur, Ilda Bejleri ka marrë vëmendjen e ndjekësve me format trupore vetëm pak ditë pas lindjes.
Prezantuesja solli në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Siena, më datë 8 Gusht në Spitalin Hygeia. Po atë ditë, Ilda ndau dhe imazhin e parë të së voglës së saj.
“Nga dashuria me dashuri. Siena jonë është këtu”, shkroi moderatorja. Mirëpo, së fundmi, ajo ka spikatur pasi duket në super formë. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të zi të gjatë saten të cilin e ka shoqëruar me taka transparente dhe një çantë të kuqe.
“Mami e re në qytet”, ka shkruar ajo krah fotove, ku ka marrë komente të shumta pozitive.