Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka lëshuar një njoftim të shkurtër, pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ajo ka thënë se gjatë takimit me zyrtarin amerikan ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive.
“Potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, ka theksuar Presidentja.
Ajo ka thënë se institucionet janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe, sipas saj, “çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike.”
“Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor”, ka theksuar ajo.
Ndryshe, Escobar pasi ka përfunduar takimin me Osmanin, nuk ka pranuar të jap një prononcim për mediat që prisnin jashtë Presidencës.