Noizy ka vendosur të sqarojë gjithçka në lidhje me thashethemet për largimin nga muzika, ku theksoi se “nuk beson se do ta lërë ndonjëherë muzikën” , nëse jo në koncerte do të bëjë muzikë për artistët e rinj.
“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem.
Unë po përgatis një album tjetër.
Albumi “Alpha” do dali 3 ditë para koncertit. Ndërkohë sapo të mbarojë koncerti do jem në 3 shtete në dy javë.
Albumi i fundit do të quhet “Ishte kënaqësi””, tha Noizy.