Ndryshojnë rregullat e Miss Universe, do të lejohet kjo gjë për herë të parë

Për herë të parë në historinë e saj, Miss Universe do të lejojë gratë dhe nënat e martuara të konkurrojnë në konkursin ndërkombëtar.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi për konkursin e 72-të të Miss Universe në vitin 2023, sipas një memo të brendshme të marrë nga The National.

Tashmë kanë filluar konkurset paraprake për Miss Universe të këtij viti, i cili do të mbahet në dhjetor.
Një burim i afërt me organizatën Miss Universe konfirmoi ndryshimin e rregullit dhe tha se memorandumi u shkoi drejtorëve kombëtarë të premten.

“Ne të gjithë besojmë se gratë duhet të kenë liri në jetët e tyre dhe se vendimet personale të një njeriu nuk duhet të jenë pengesë për suksesin e tyre,” thuhet në memorandum, sipas The National.

Përpara ndryshimit të rregullit, vetëm gratë e moshës 18 deri në 28 vjeç që nuk ishin martuar kurrë dhe nuk kishin fëmijë lejoheshin të konkurronin për Miss Universe. Grupi i moshës do të mbetet i njëjtë, ka konfirmuar burimi për Insajderin.

Andrea Meza, e cila u kurorëzua Miss Universe 2020, tha se rregulli i ri po vinte prej shumë kohësh.

“Sinqerisht më pëlqen që kjo po ndodh”, ka thënë ajo për Insajderin në një intervistë ekskluzive. “Ashtu si shoqëria ndryshon dhe gratë tani po zënë pozita udhëheqëse ku në të kaluarën vetëm burrat munden, ishte koha që konkurset të ndryshojnë dhe të hapen për gratë me familje.”

“Ka shumë gra që u martuan të reja ose patën fëmijë në fillim të të 20-ave dhe gjithmonë donin të merrnin pjesë në Miss Universe, por nuk mundën për shkak të rregullave”, shtoi ajo. “Tani ato gra mund të fillojnë ose të rrisin karrierën e tyre në argëtim për shkak të këtyre ndryshimeve.”