“Mua më ndal veç plumbi”, nënkomisarja Kostani sfidon mediat dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë
Nënkomisarja, Anisa Kostani vijon të sfidojë mediat me mesazhet e saj, ndërkohë që tashmë në shënjestër duket se janë futur edhe shefat e saj pas pezullimit nga detyra prej Gledis Nanos si edhe nisjes së hetimit të thelluar nga AMP.
Pas kërcënimeve të djeshme ndaj gazetareve, të cilët i ftonte edhe t’i hanin jashtëqitjen, Nënkomisarja Kostani i ka dalë ballazi sot opinionit publik, medias por duket se ndaj kreut të Policisë së Shtetit duke hedhur një story me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Kënga është gati 4 minuta e gjatë, por policja e bërë më parë e famshme për bashkëjetesën me gjarprin ka gjetur të nxjerrë vetëm pjesën e tekstit ku ndër të tjera, reperi thotë se e “ndalte veç plumbi”.
Ndër të tjera teksti thotë: Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”.
Me këtë këtë në fond, policja për të cilën reagoi e turpëruar edhe vetë Policia e Shtetit duket teksa përdor celularin gjatë drejtimit të automjetit duke ndjekur rrugën që të çon në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë.
Në këtë këngë Unikkatili i drejtohet edhe gazetarëve duke thënë se i kishte sharë.
Kështu, pas skandalit të ditës së djeshme dhe reagimeve të njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit sot të vënë përballë opinionit publik për shkak të sjelljes së pahijshme të koleges së tyre duket se Anisa Kostani ka gjetur të denjë fjalët e Unikkatilit për t’i kthyer përgjigje të gjithëvë…dukshëm edhe Gledis Nanos.
Çfarë tha nënkomisarja e famshme?
Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.