Moderatorja Ester Bylyku ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se është në një lidhje me ish-partnerin e Fjolla Morinës, Fisnik Sylën. Në një postim në Instastory, moderatorja ka mohuar zërat se është në një lidhje me biznesmenin.
“Nuk jam në një lidhje. Me asnjë figurë publike!”, shkruan Ester.
Nga ana tjetër Fisniku konfirmoi dje lajmet se është në një lidhje të re pas ndarjes nga Fjolla Morina. Biznesmeni ka publikuar një foto në Snapchat duke drekuar buzë detit me të dashurën e re, por akoma vazhdon ta mbajë mister identitetin e vajzës, të cilës i duket vetëm dora.
Ndërkohë sa i përket thashethemeve se biznesmeni ishte në një lidhje me Esterin, shkak u bënë disa postime sinkron.
Fisniku postoi pak kohë më parë një video me këngën “Të ka marrë malli” të reperit Stresi. Krah videos ai shkroi: “Tiranase, a të ka marrë malli të më shohësh?”.
Pas këtij postimi, Ester, e cila është nga Tirana, ndau një video me vendndodhjen ‘Belgjikë’, ku qëndron biznesmeni, duke shkruar: “Vij së shpejti tek ti”.
Megjithatë tani duket se e vërteta u sqarua dhe Ester e Fisniku s’kanë asgjë me njëri-tjetrin.