AC Milan ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Bolognas në kuadër të javës së tretë në Serie A.
Tifozët në “San Siro” u dësh të prisnin minutën e 21-të për të shijuar golin e parë në takim.
Ishte Leao i cili realizoi pas një asistimi nga De Ketelaere.
Rezultati u dyfishua nga Olivier Giroud, i cili u asistua nga Leao.
Me këtë fitore, Milan merr primatin në tabelë me shtatë pikë pas tri xhirove.
Në anën tjetër, Bologna bie në pozitën e 17-të me vetëm një pikë të grumbulluar.