Milan e fillon me fitore sezonin e ri

AC Milan e ka filluar me fitore sezonin e ri në Serie A duke mposhtur Udinesen me rezultat 3-1. Hernandes (11), Rebic (15, 68) dhe Diaz (46) ishin realizatorët e Milan. Për Udinesen shënoi Becao (2) dhe Masina (46)

AC Milan ka arritur që ta kalojë skuadrën që nuk mundi ta mundte sezonin e kaluar Udinese.

Pikërisht kjo skuadër do ta frikësonte Milanin pasi që do të ishte Rodrigo Becao që do të shënonte në ndërprerjen e parë në këtë ndeshje një gol të bukur me kokë.

Calabria (‘7) hyri në zonë për t’u rrezuar dhe gjyqtari nuk reagoi për një penallti. Por, rishikimit në VAR akordohet penallti të cilën në gol e shndërron Theo Hernandez në minutën e 11.

Milan nuk do të mungonte shumë dhe do ta përmbyste rezultatin në 2-1 tre minuta më vonë me një gol të kroatit Ante Rebic.

Megjithatë, një pakujdesi e Milan në minutën e 3 shtesë të pjesës së parë e shfrytëzoi mirë Adam Masina për ta barazuar rezultatin.

Brahim Diaz do ta shfrytëzonte një mundësi të mirë në minutën e parë të pjesës së dytë duke e kaluar Milanin përsëri në epërsi.

Pas këtij goli Milan ka qetësi dhe vazhdonte ta kontrollonte ndeshjen.

Rebic do t’i jepte skuadrës së Piolit edhe më shumë qetësi për të shënuar një gol në minutën e 68-të, i cili gol i dha fund dilemës së fituesit në Serie A.

Pas kësaj fitoreje, AC Milan është në vendin e parë në Serie A, kurse fitore në ndeshjen e parë të kampionatit ka arritur edhe Atalanta si mysafire e Sampdorias me rezultat 0-2.

Pikërisht Atalanta – Milan është kryendeshja e xhiros së dytë në Serie A, ndeshje që zhvillohet javën e ardhshme.