Meta sulmoi Krajën, reagim Yuri Kim: Nuk pranohen kërcënimet për gjyqtarët

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pasi ish-presidenti Ilir Meta sulmoi kreun e SPAK, Arben Kraja.

“Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.