Mertens: Largimi nga Napolit ishte i vështirë, ka mundur të përfundojë ndryshe

Dries Mertens ka reflektuar kohëve të fundit për largimin e tij nga Napolit dhe punën e klubit në prurjet e reja

Belgu 35 vjeçar u largua nga Napoli pas nëntë viteve, muajin e kaluar, pasi që i kishte skaduar kontrata e tij. Mertens ishte pajtuar për të nënshkruar një marrëveshje të re, por ajo nuk u arrit me Presidentin Aurelio De Laurentiis, i cili deshi ta rinojë skuadrën. Sulmuesi pastaj ju bashkua Galatasaray si transfer i lirë në fillim të këtij muaji.

Duke folur për DAZN, Mertens ka kujtuar mënyrën e largimit të tij nga Napolit dhe ajo çfarë ka thënë ai është se ka mundur të ishte një largim më ndryshe.
“Kanë qenë nëntë vite të mrekullueshme. Natyrisht, ka mundur të përfundojë më ndryshe, por mendoj që klubi është dashur të flasë për këtë më herët, shpresoj që të mësoj nga kjo përvojë dhe të jem edhe më i madh”.

“Sot, jam i lumtur për shkak se unë dhe familja e ime kemi filluar një aventurë të re, jam në një qytet të madhe dhe në një klub të madh”.

“Natyrisht, të largohesh nga Napoli ishte e vështirë. Gruaja ime qau me mendimin se po largohemi nga shtëpia, kështu ne vendosëm ta mbajmë atë shtëpi dhe të kalojmë në të sa më shumë kohë që mundemi”.

Ai ka komentuar edhe nënshkrimet e reja të sezonit të Napolit dhe punën e tyre.

“E pashë ndeshjen këtë vikend, mund të them që niveli i lojtarëve ishte shumë i lartë. Jam i lumtur për shkak se ata po tregojnë entuziazëm, ju mund ta shikoni se ata janë të fortë, lojtarë të rinj që duan të fitojnë”.

Në fund, Mertens ka folur për marrëdhëniet e tij me tani sulmuesin e Toronto FC, Lorenzo Insigne.

“Flas më të shumë shpesh, ai është duke ja dalë mirë atje dhe është shumë i lumtur”.

Gjatë nëntë viteve të tij në Napolit, Mertens bëri 396 paraqitje në të gjitha garat. Gjatë kësaj kohe, ai shënoi 148 gola, bëri 90 asiste dhe ndihmoi klubin t’i fitojë dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.