Megi Pojani bën deklaratën e papritur mes spekulimeve për një lidhje me futbollistin e njohur

Megi Pojani dhe Endri Çekiçi përfliten prej disa muajsh se kanë nisur një lidhje megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë. Megjithatë, fansat e dyshes janë të bindur se ata janë bashkë duke marrë parasysh detajet që kanë vënë në rrjete sociale, të cilat tregojnë shumë për ta.

Një ditë më parë, ata u kapën sërish “mat”. Futbollisti postoi një fotografi në një ashensor gjithashtu edhe Megi. Në cep të fotos që ndau Endri, vihej re një copë e bardhë, e ngjashme me fustanin që kishte veshur Megi. Kaq mjaftoi që të riktheheshin sërish në qendër të vëmendjes së mediave.

Së fundmi, Megi ka provokuar duke postuar një foto ku shihen dy filxhanë çaji, teksa ka shkruar: “Pleqërojmë bashkë.” Çaji është i pandashëm për turqit, dhe përmes kësaj fotoje, Megi ka treguar se ndodhet në Turqi. Endri jeton prej kohësh atje, ku luan për një nga ekipet vendase.