Është lënë në burg Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Policisë së Himarës, i cili tri ditë më parë, aksidentoi për vdekje një vajzë 7-vjeçare në bregdetin e plazhit të Potamit në Himarë.
Ai akuzohet për vrasje me dashje indirekte, ndryshe nga vrasje nga pakujdesia, që kishte vlerësuar nga agjencia e mbikëqyrjes policore, njofton A2Cnn.