Kievi akuzon Moskën për rrëmbim masiv të fëmijëve ukrainas

Kievi ka akuzuar Moskën se ka organizuar adoptime masive të paligjshme të fëmijëve ukrainas pas transferimit të tyre nga territoret e pushtuara në Rusi.

Që nga fillimi i luftës, Ukraina ka akuzuar Moskën për “deportimin” e ukrainasve, duke thënë se ukrainasit nga territoret e pushtuara janë detyruar të shkojnë në Rusi dhe jo në rajone të tjera të Ukrainës.

Ministria e Jashtme e Ukrainës njoftoi sonte në një deklaratë:

Federata Ruse vazhdon të rrëmbejë fëmijë nga territori i Ukrainës dhe të organizojë birësimin e tyre të paligjshëm nga qytetarët rusë.

“Më shumë se 1000 fëmijë nga Mariupol, një qytet jugor i Ukrainës i pushtuar nga trupat ruse, u transferuan ilegalisht te të huajt në Tyumen, Irkutsk, Kemerovo dhe Altai Krai” në Siberi, thuhej në deklaratë.