Jo vetëm francezët, Shqipëria ka “rrëmbyer” edhe turistët gjermanë, Rama: Dyfishi i vitit të kaluar

Pas dyfishimit të turistëve francezë në vendin tonë, ditën e sotme, kryeministri Rama ka deklaruar se edhe ata gjermanë janë dyfishuar.

Sipas postimit të Ramë në Facebook, Shqipëria në periudhën janar-korrik është vizituar nga 100.000 turistë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

“Mbi 100.000 turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52.000 në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan kryeministri, krahas një artikulli të gazetës gjermane.

Sakaq, dje Rama deklaroi se numri i turistëve francezë është dyfishuar gjatë periudhës janar-korrik krahasuar me një vit më parë.

“38.915 turistë francezë e kanë vizituar Shqipërinë nga janari në korrik, dyfish më shumë se sa vitin e kaluar 19.184″, shkruante në Facebook./Abcnews.al/