Ish zëvendëskryeministri: Pa pëlqimin e Ali Ahmetit dhe UÇK-së nuk kemi mundur ta nënshkruajmë Marrëveshjen e Ohrit


 

Në vigjilje të 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri i asaj kohe, Qemal Musliu në një prononcim për indeks ka thënë se kontribut të madhë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka dhënë Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe përfaqësuesi i sajë z. Ali Ahmeti.

Deklaroi se përfaqësuesit politik të asaj kohe kanë qenë në koordinim të vazhdueshëm me UÇK-në dhe se nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë ka sjellë shumë të mira për popullin shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Përfaqësuesit e partive politike në bashkëpunim me udhëheqësinë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sepse këtu mund të them se në këtë marrëveshje, ndikimi ka qenë shumë i madhë I përfaqësuesve të UÇK-së, për arsye se ne nuk kemi mundur si faktor politik të venim ndonjë nënshkrim pa pëlqimin, ose koordinimin me përfaqësuesin e UÇK-së, z. Ali ahmeti”, tha Musliu.

Intervistën e plotë të ish zëvendëskryeministrit, Qemal Musliu lidhur me të gjitha të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit do ta ndiqni në ora 16-30 në “Facebook”, në portalin Indeks.